Hapja e negociatave me BE-në i hapë dyert e burgjeve për funksionarët e BDI-së

0

Me 3 vjet e gjashtë muaj dënohen me burg funksionarët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri.

Ejup Alimi dhe Ismet Guri akuzohen për parregullsi në zgjedhjet lokale në vitin 2013-të në Çair.

Në seancën e sotme gjyqësore nuk ishte i pranishëm Ejup Alimi.

Vendimin e ka dhënë gjykatësja, Marija Kletniçka në Gjykatën Penale, ndërkaq lëndën e udhëhiqte ish prokurorja Speciale, Fatime Fetai