Roma pyet për çmimin e Kean

0

Roma po planifikon një lëvizje interesante në merkaton e verës.

‘Giallorossi’ do të shohin edhe në Premierligë sa i përket ‘marketit të verës’, për të përforcuar fazën e sulmit.

Sipas raportimeve në mediet italiane, Roma ka pyetur Everton për çmimin e Moise Kean.

Everton pagoi 27.5 milionë euro + bonuse, për shërbimet e italianit, por ky i fundit nuk tregoi vetën në Angli.

Tani, Everon nuk duan të shënojnë humbje, dhe për një shifër prej 28 milionë eurove janë gati të shesin kartonin e lojtarit.

Roma synon t’i bashkojë forcat e Kean dhe Nicolo Zaniolo, për të ndërtuar një skuadër rreth tyre.

Dyshja kanë shënuar suksese të mëdha së bashku, me fanellën e Italisë U21.