Kush duhet të vendosë maskë? Kreu i OBSH-së tregon cila janë kategoritë që e kanë të domosdoshme

0

Kreu i OBSH në Tiranë, Raul Gonzalez ka treguar se cilët janë kategoritë që duhet të përdorin maska.

“Edhe kjo është një çështje që ka hapur shumë debate në botë. Shoqëri të ndryshme kane qasje të ndryshme ndaj përdorimit të maskave. Shoqëritë aziatike i përdorin maskat gjatë gjithë kohës, edhe para situatës së covid-19, për shembull për shkak të ndotjes. Ne kemi rekomandime të sakta se kush duhet të përdorë patjetër maska dhe çfarë lloj maske. Këto janë punonjësit e shëndetësisë që janë në vijën e parë duke trajtuar persona që mund të jetë të infektuar me covid.

Sigurisht që duhet të përdorin maska me kualitet të mirë. Sigurisht edhe policët por dhe punonjësit në supermarkete janë të riskuar dhe duhet të përdorin maska. Në rastet që njerëzit që po përdorin maskat janë të infektuar dhe nuk kanë simptoma apo shumë pak simptoma, kjo do të mbronte të tjerët. Po ta shohim në këtë kënd do të ishte e vlefshme. Kjo është arsyeja që disa vende po rekomandojmë përdorimin në masë të maskave. Rekomandimi OBSH është që ju lutem të sigurohemi që punonjësit e shëndetësisë të kenë maska dhe të kemi stokun gati për t’ia siguruar këtyre personave. Nëse do të ketë përdorim në masë të maskave ju luteni ndani të dhënat në termat e impaktit të epidemisë” tha ai.