Mbi 100 mijë viktima nga koronavirusi

0

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në gjithë botën ka kaluar mbi 100 mijë.

Gjithsej 100.260 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 1.657.624.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Itali, me 18.849 viktima, ndërsa pas saj radhiten SHBA me 17.919 viktima, Spanja me 15.970, Franca me 12.210, Britania me 8.958 dhe Irani me 4.232 të vdekur nga COVID-19.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 3.336 të vdekur.

Vendet e tjera me më së shumti viktima në botë janë Belgjika me 3.019, Gjermania me 2.607, Holanda me 2.511 dhe Zvicra me 1.001 të vdekur.