Opsioni i ri i Facebook ju jep qetësi në këto ditë izolimi

0

Ditën Enjte Facebook prezantoi një opsion të ri për aplikacionin mobil të quajtur “Quiet Mode” i cili do të ndalojë çdo njoftim nga aplikacioni. Në momentin që e hapni aplikacionin do të lajmëroheni se “Quiet Mode” është aktive.

Nuk dihet saktësisht se çfarë njoftimesh do të bllokohen me modalitetin e ri por kompania thotë se disa njoftime rreth privatësisë duhet të dërgohen.

Opsioni i ri i Facebook ju jep qetësi në këto ditë izolimi

Opsioni “Quiet Mode” gjendet në panelin “Your Time on Facebook”. Rrjeti social thotë se opsioni i ri është pjesë e një përditësimi madhor që do të vijë në javët në vijim tek “Your Time on Facebook.”

Opsioni i ri i Facebook ju jep qetësi në këto ditë izolimi

Gjithsesi “Quiet Mode” tashmë është i disponueshëm në iOS ndërsa në Android do të vijë në muajin Maj. Funksionon manualisht por edhe mund të aktivizohet automatikisht me orare. Do të ndalojë çdo njoftim nga brenda aplikacionit. /PCWorld Albanian

Burimi: http://pcworld.al/