Po shqyrtohet mundësia për shërim me plazmën e gjakut, por kjo terapi nuk i ndihmon çdokujt

0

Shkup, 10 prill 2020 (INFOMAGAZIN) – Protokolli për shërim me plazmën e gjakut nga konvaleshenca është bërë ndërsa këtë javë për këtë është diskutuar në komisionet e ekspertëve dhe në Fakultetin e Mjekësisë, por gjithsesi kjo është një lloj terapie që nuk mund t’i ndihmojë të gjithëve, veçanërisht duke e pasur parasysh paparashikueshmërinë e sëmundjes në raste të rënda.

Këtë sot në konferencë për shtyp e theksoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për atë se nëse dikush që është shëruar nga Kovid-19 a mund të dhurojë plazmë gjaku për shërim apo ka rregulla të caktuara.

“Plazmë të gjakut për shkak të antitrupave nuk mund të japë çdokush, duhet të jetë në një fazë të përshtatshme, ata janë pacientë që janë kovaleshentë, sepse të ashtuquajturat, rikovalescentë janë shëruar plotësisht dhe këtu nuk ka asnjë efekt. Kjo nuk është një lloj terapie që mund të ndihmojë kudo, forma e rëndë e sëmundjes është me të vërtetë e rëndë dhe i sulmon të gjitha sistemet”, tha Filipçe dhe theksoi se ka indikacione se kur jepet saktësisht kjo terapi.

Lidhur me pjesëmarrjen e vendit në programin e solidaritetit të OBSH-së për trajtimin më efektiv në shërimin e pacientëve me Kovid-19, theksoi se ne jemi pranuar në studim dhe tani jemi në fazën përgatitore të shkëmbimit të dokumenteve.

“Ne jemi pranuar në studimin dhe tani jemi në fazën përgatitore të shkëmbimit të dokumenteve dhe mbetet të shihet se cila nga katër opsionet terapeutike është praktikisht me efekt më të mirë. Avantazhi është kur një vend është pjesë e një studimi që menjëherë arrin deri te protokollet e terapisë dhe sasia e ilaçeve nuk është problem”, tha Filipçe.

“Lidhur me mundësinë e ndryshimit të formës së testimit, Filipçe tha se aktualisht duke e marrë parasysh pasqyrën epidemiologjike dhe situatën e përgjithshme në vend, është e nevojshme të bëhet një strategji që përfshin diagnostikimin vetëm të pacientëve që kanë simptoma dhe izolimin e kontakteve të tyre. Në ndonjë moment më vonë ndoshta do të duhet të bëhet kontrollim i sistemit imunitar të popullatës, por, siç tha ministri, jo në këtë moment.

Ai shtoi se edhe në këtë moment identifikimi i njerëzve që i respektojnë rregullat e kufizimit të lëvizjes nuk do të japë asnjë efekt. ls/shk/