Shkarkohen drejtuesit e Postës (VIDEO)

0

Disa jashtë, e tjerët brenda.

Kështu, në një veprim të habitshëm, policia po ruante objektin qendror të Postës së Kosovës, teksa bordi i përkohshëm, që u caktua ditë më parë, po mbante mbledhje.

Arsyet për këta takim nuk u bënë të ditura.

Kryetari i ri i bordit nuk e mbajti fjalën, pasi nuk tha gjë as kur mbledhja përfundoi, duke bërë më dije se gjithçka do të sqarohet me një komunikate, njofton Klan Kosova.

Por, lajmi u mor vesh, shpejt pasi u mësua se bordi që drejton Shefqet Arifaj liroi nga detyra shefin ekzekutiv të postës, Shefqet Avdinë dhe zyrtarin e lartë financiar të këtij institucioni, Behxhet Maliqin.

Kronikë nga Dafina Jegeni.

 

MEDIAL.mk