Zaev negativ ndaj Kovid – 19

0

Shkup, 10 prill 2020 (INFOMAGAZIN) – Negative janë rezultatet për koronavirus tek lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, publikoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Vazhdohet me rekomandimet, ndërsa është vetizolimi prej një jave për të dy liderët duke e pasur parasysh atë se kontakti me personin e prekur nga koronavirusi ka qenë para një jave. Të gjithë ata të cilët deri më tani kanë pasur kontakt me ta nuk janë në ndonjë rrezik dhe nuk duhet të testohen”, tha Filipçe.

Paraprakisht u publikua se negative janë rezultatet edhe të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Të dy liderët janë testuar pasi u konfirmua se është pozitiv ndaj koronavirusit gazetari në emisionin e së cilit kanë marrë pjesë.

Edhe Zaev edhe Mickoski sot në mëngjes shkruan në profilet e tyre në Fejsbuk se janë në vetizolim dhe se ndjehen mirë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot paradite në pres konferencë të jashtëzakonshme informoi se të dy liderët prej sot janë në izolim të obligueshëm shtëpiak.

Gjatë ditës do të bëhen edhe anketa dhe saktë do të dihet numri i personave të cilët do të shkojnë në vetizolim.

Nga dy partitë për M.I.A-n informuan se personat të cilët kanë qenë në kontakt të përditshëm me ta janë duke i ndërmarrë të gjitha rekomandimet e autoriteteve shëndetësore. Edhe nga LSDM edhe nga VMRO-DPMNE nuk kanë informacione se sa prej të afërmve të tyre janë në vetizolim ose tashmë janë testuar, por vetëm theksojnë se janë duke u ndërmarrë të gjitha masat parandaluese.

Nga VMRO-DPMNE konfirmojnë se personat me të cilët lideri i partisë Mickoski ka qenë në komunikim të përditshëm tashmë janë testuar dhe se testet e tyre janë negative.

Gazetari, tek i cili është konfirmuar virusi është hospitalizuar në SPQ “8 Shtatori”. Sipas informacioneve që i publikoi sot në mëngjes ministri i Shëndetësisë, ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Pasdite në konferencën për shtyp të Qeverisë, drejtoresha e Inspektoratit shtetëror shëndetësor dhe sanitar ka informoi se gazetari ka qenë në kontakt me një anëtar të familjes tek i cili është konfirmuar prania e virusit. shk/