“Zidane? Nuk i fola për dy vite pas asaj që bëri”

0

Finalja e Botërorit të 2006-ës do të mbetet e paharrueshme në mendjen e të gjithë italianëve, me “axurrët” që, pasi kanë gjunjëzuar Francën, kanë siguruar titullin e katërt kampion bote në historinë e tyre.

Një ndeshje që ka lënë shenjë edhe për kartonin e kuq të marrë nga ylli i Gjelavem Zidane, fajtor për goditjen me kokë ndaj Marco Materazzi-t. Një gjest i papranueshëm për Willy Sagnol, shok skuadre i Zizou në kombëtare.  

“Pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, Zidane kërkoi faljë, – ka thënë ish-mbrojtësi për  Radio Montecarlo. – Por unë nuk i pranova faljet, nuk dojatë flisja me të. Nuk ishte ai momenti, kishte zhgënjim”.

“Shkova në banjë, piva 250 cigare në dhjetë minuta. Nga ai moment nuk kemi folur për dy vite. Megjithatë, në 2008-ën do të martohesha dhe gruaja më tha ta ftoja. I telefonova dhe e kaluam mëngjesin bashkë, bëmë një bisedë të mirë”.