Pisonero: Presim ta prezantojmë në qershor kornizën e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut

0

Bruksel, 29 prill 2020 ((INFOMAGAZIN)) – Zëdhënësja e Komisionit Evropian, i obliguar për zgjerim, Ana Pisonero, për (INFOMAGAZIN), tha se pritjet në Bruksel janë se korniza e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut do të mund të prezantohet në qershor.

Pisonero përsëriti se Komisioni Evropian është duke punuar në përgatitjen e kësaj kornize të bisedimeve që nga drita jeshile e vendeve anëtare të BE-së për fillimin e negociatave të anëtarësimit, të dhënë në muajin mars.

Siç transmeton korrespondentja e (INFOMAGAZIN)-s nga Brukseli, korniza e bisedimeve i përmban parimet, mbi të cilat duhet të zhvillohen negociatat mes dy palëve dhe pasi të jetë gati, duhet të marrë dritë jeshile nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Skenari optimist, nëse Komisioni Evropian e prezanton këtë kornizë në qershor, është që diku në vjeshtë do të miratohet nga vendet anëtare, nëse ato i harmonizojnë pozicionet e tyre, pas çka mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, pra hapja e kapitullit të parë për Maqedoninë e Veriut deri në fund të këtij viti.

Nga 1 korriku të këtij viti, fillon kryesimi gjerman me BE-në dhe pritet ta mbajë fokusin mbi Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së.

Mbetet për t’u parë se si shtetet anëtare do të veprojnë ndaj “ndarjes” nga Shqipëria. Komisioni Evropian pritet t’i prezantojë kornizat e bisedimeve për të dy vendet në të njëjtën kohë, por vendet anëtare të BE, që nga marsi vendosen kushte shtesë për Tiranën. bs/