Nesër mbrëma Dua Lipa e interviston Shpend Ahmetin

0

17:18, 2 Maj 2020

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa do ta realizojë një intervistë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Intervista pritet të zhvillohet nesër (03 maj, 2020), duke filluar nga ora 21:00 në Facebook, njofton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Lipas:

Dëshiroj ta falënderoj shumë kryetarin e qytetit tonë, Prishtinës, z. Shpend Ahmeti (@shpend34) për punën e pandalshme dhe kujdesin ndaj qytetarëve në luftën kundër COVID-19.

Ka qenë tejet mbresëlënëse me e pa bashkëpunimin e madh të komunës dhe qytetarëve, dhe masat të cilat secili prej jush i keni ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Të dielën (nesër) do ta intervistojmë Kryetarin me PYETJET e JUAJA.

Pyete Kryetarin, duke dërguar pyetjet në [email protected], ndërsa unë do t’ia përcjelli ato gjatë intervistës që do ta kemi bashkë, këtë të diel në orën 21:00PM CET.

Ju dua shumë. Kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin. Shihemi të dielën mbrëma.

klankosova.tv