Dua Lipës i ka pëlqyer iniciativa e Shpend Ahmetit #rriNshpi

0

22:06, 3 Maj 2020

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, e ka zhvilluar sonte një interviste përmes internetit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Në intervistën që është transmetuar drejtpërdrejtë në televizionin Klan Kosova, Dua Lipa ka thënë se i ka pëlqyer iniciativa e Shpend Ahmetit #rriNshpi me neve, ku sipas saj i ka ndihmuar njerëzit të ndjehen afër në një kohë pandemie, njofton Klan Kosova

“Iniciativa shumë e mirë, kur kam dëgjuar për fushatën përmes Instgaram-it tënd, shumë më ka pëlqyer. Bashkimi i njerëzve në një kohë kur ata nuk mund të jenë fizikisht bashkë – shumë iniciativë e mirë”.

Kujtojmë se #rriNshpi me neve është rrjet që synon komunikimin dhe solidaritetin e të gjithë qytetarëve të Prishtinës në kohë pandemie. Në këtë grup organizohen aktivitete, gara e performanca të ndryshme që do të iniciohen nga Komuna e Prishtinës dhe qytetarët e saj.

Çdo anëtar është i/e mirëpritur që të nisë çfarëdo iniciative në interes të përbashkët të qytetarëve të Prishtinës. Të gjithë anëtarët janë vullnetar dhe arritjet varen nga bashkëpunimi.

Ky është rrjet solidar e jo institucion zyrtar. Anëtarët që pengojnë aktivitetin e grupit do të përjashtohen. Ne jemi këtu për të bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe për të kaluar këtë periudhë të pandemisë në mënyrën më të mirë të mundshme së BASHKU. Postimet që nuk përputhen me qëllimin e grupit nuk aprovohen Ju faleminderit shumë.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj interviste, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Ahmeti: Sunny Hill Festival të zhvendoset në afërsi të Bërnicës

klankosova.tv