Filipçe: Kemi rritje të të infektuarve, ditëve të ardhshme do të dihet përse

0

“Me 33 rastet e sotme me Covid-19, kemi kërcim të numrit të pacientëve dhe këtë do ta ndjekim gjatë ditëve të ardhshme, për të parë nëse është rastësi, ndonjë ndryshim ose do të jetë trend”.

Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili shtoi se rastet e sotme janë rezultatet e vetëm një dite dhe nuk mund të nxjerrin përfundim vetëm prej tyre.

“Nëse e kujtoni, disa herë kemi pasur skenarë të ngjashëm me numër më të vogël dhe më të madh. Në një moment patëm mbi 100 të infektuar. Në këtë drejtim, nesër dhe të shtunën do t’i analizojmë të infektuarit e rinj dhe do të nxjerrim përfundime. Për momentin mbeten në fuqi të gjitha masat dhe apelojmë tek qytetarët të vazhdojnë t’i respektojnë”, tha Filipçe.

Ai njoftoi se gjatë ditëve të ardhshme do të arrijnë respiratorë të rinj në vend.