
17:14, 7 Maj 2020
Pak ditë më parë, Skerdi ndau një video të shkurtër në Instagram në të cilën dëgjohej kënga e re.
Nuk vonoi shumë dhe artisti nga Shqipëria e solli me videoklip projektin me titull ‘Kthehu’ për të cilin ka bashkëpunuar me Ultrabeats, Bini Diez dhe Alandy.
Videoklipi është realizuar kryesisht në natyrë.
Kjo këngë është vetëm një nga projektet e shumta që Skerdi solli muajve të fundit, ndërkaq së bashku me bashkëshorten e tij, Vesën, janë duke i shijuar edhe ditët e karantinës me frytin tyre të dashurisë, të birin, Roi.
