Qeveria finlandeze punon nga shtëpia, pas kontaktit të dy ministreve me një të infektuar

0

Anëtarët e qeverisë finlandeze do të punojnë nga shtëpia, pasi dy anëtarë të kabinetit kishin qenë në kontakt me një person të dyshuar si të infektuar, njoftoi sot qeveria finlandeze.

Rezultatet e testimit për rastin e dyshuar janë ende në pritje.

Në deklaratë thuhej se ministrja e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Aino-Kaisa Pekonen dhe ministrja e Punësimit ,Tuula Haatainen ndodhen në izolim.

Mendohet se të dyja ministret u ekspozuan ndaj virusit të martën.

Të nesërmen ato morën pjesë në një takim me anëtarët e tjerë të qeverisë.