Opsioni bcc në Outlook, i cili njihet ndryshe edhe si Blind Carbon Copy, ju lejon të dërgoni e-mail-e njerëzve pa pasur dijeni se kush është në listën Bcc.
Bcc është një opsion standard në pothuajse çdo shërbim e-mail. Megjithatë për ta përdorur në Outlook duhet ta aktivizoni së pari.
Ja sesi të përdorni Bcc në Outlook për Mac, PC, iPhone ose Android.
- Hapni Outlook në Mac ose PC. Krijoni një e-mail.
- Normalisht Microsoft nuk e shfaq fushën Bcc në Outlook sepse nuk përdoret shpesh. Për ta aktivizuar duhet të klikoni Options në krye të dritares së e-mail-it dhe të klikoni Bcc.
- Tani shkruani adresën e-mail ku dëshironi të dërgoni një Bcc pa i vënë në dijeni marrësit e vërtetë.
Ja sesi të përdorni Bcc në Outlook për pajisjet mobile
- Hapni një dritare të reja e-mail-i në aplikacionin Outlook për iPhone ose Android.
- Kur dritarja “New Message” shfaqet, Outlook kombinon Cc dhe Bcc së bashku për të kursyer hapësirë. Klikoni mbi këtë fushë dhe automatikisht do të shfaqet opsioni Bcc.
- Tani krijoni e-mail-in dhe shkruani adresën e e-mail-it në fushën Bcc.
Mund të ndiqni të njëjtën procedurë edhe me aplikacione dhe shërbime të tjera sepse thuajse çdo shërbim ofron një opsion të tillë si Gmail, Yahoo Mail etj. /PCWorld Albanian
Burimi: http://pcworld.al/
