Ministri Arben Ahmetaj ka treguar koston ekonomike që ka patur Shqipëria gjatë periudhës së COVID-19. Zyrtari i lartë i qeverisë ishte i ftuar në emisionin “Opinion”.
“Dëmi ekonomik këtë vit mund të shkojë përreth minus 5 përqind. Nëse do e transmetoja në shifra të prodhimit të brendshëm bruto, gati 1 miliardë dollarë brenda vitit. Unë mendoj që do të jetë pak më e lartë, do të shkojë tek 8 përqind dhe do të kalojë 1.3 miliardë dollarë dhe si dëm do të transferohet tek ndërmarrjet. Pra kemi prodhimin. Kjo është ndryshe si krizë nga ajo e vitit 2008, është krizë e sektorit real të krijuar nga frika e pandemisë.
“Ne po hapemi, por jemi të kushtëzuar edhe nga hapja e rajonit. Italia dhe Greqia janë mbi 85% e shkëmbimit tonë tregtar. Hapja e tyre do na lehtësojë”, – tha ministri Ahmetaj.
