Dy fëmijë vdesin nga sëmundja misterioze që lidhet me Covid-19

0

Dy fëmijë në Nju Jork kanë vdekur nga një sëmundje e rrallë dhe misterioze që lidhet me COVID-19, njoftuan autoritetet vendase ditën e sotme.

”Një djalë i ri në Westchester vdiq pasi pati komplikime neurologjike”, tha Dr. Michael Gewitz nga Spitali i Fëmijëve Maria Fareri në Valhalla gjatë një konference për shtyp.

11 fëmijë të tjerë janë shtruar në spital në Westchester, thanë autoritetet. Moshat e pacientëve pediatrik variojnë nga disa muajsh tek adoleshentët dhe janë testuar pozitivë për COVID-19.

Fëmijët janë diagnostikuar me atë që profesionistët mjekësorë po e quajnë “sindromi inflamator multi-sistem pediatrik”.

Doktor Gewitz tha që simptomat shfaqeshin nga dy javë deri në mbi një muaj pas ekspozimit ndaj COVID-19.

Ndërkohë, guvernatori Andrew Cuomo njoftoi gjatë konferencës së përditshme për koronavirusit se edhe një djalë 5-vjeçar vdiq të enjten e 7 majit në Nju Jork nga kjo sëmundje.

Zyrtarët po hetojnë disa vdekje të fëmijëve të tjerë me rrethana të ngjashme. Ka pasur rreth 73 raste të raportuara te fëmijët deri më tani në Nju Jork, tha Cuomo.