Filipçe kërkon hetim për tubimin në Strugë, apelon të respektohet masat

0

Shkup, 7 maj 2020 ((INFOMAGAZIN)) – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një publikim në Fejsbuk shprehi zhgënjimin nga tubimi i besimtarëve që u mbajt sot pasdite në Strugë dhe kërkoi hetim si është lejuar të ndodh kjo.

Apelon qytetarët të përmbahen nga tubimet dhe të respektohen masat me qëllim të mbahet trendi pozitiv në ballafaqimin me virusin Kovid-19.

“Skenat që i shoh sot nga Struga janë jashtëzakonisht zhgënjyese për mua. Unë i interpretoj si mosrespektim i plotë ndaj punonjësve shëndetësor dhe të gjithë atyre që punojnë natë e ditë për të kapërcyer krizën. Që në fillim, vazhdimisht përsëris që pa mbështetjen e qytetarëve, punonjësit e shëndetësisë nuk mund të bëjnë asgjë. Asgjë. Nëse duam ta mbajmë këtë trend pozitiv, duhet të respektojmë masat pa përjashtim. Gjithashtu bëj thirrje të hetohet si është lejuar të zhvillohej një lloj i tillë i tubimit, i cili është rreptësisht i ndaluar. U bëj thirrje qytetarëve që të përmbahen nga çdo tubim, në mënyrë që më në fund të fillojmë ta sjellim jetën përsëri në normalitet”, thuhet në publikimin e ministrit Filipçe. sn/