
13:09, 8 Maj 2020
Në shtëpitë tuaja Klan Kosova do t’u sjellë hitet më të mëdha për dekada të grupit TNT.
Sonte, nga ora 21:21, ju ftojmë që të bëheni pjesë e koncertit të Grupit TNT, organizuar nga Klan Kosova, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt për gjithë shikuesit tanë.
Koncerti me moton “TNT nga Mitrovica- I ëmbli atdhe” që parashihet të zgjasë për rreth një orë, mbahet pa publik në stadiumin “Adem Jashari”.
