Në një intervistë të Presidentit të Milanit për VarRoom është bërë e ditur se disa futbollistë të klubit rosoner janë prekur nga koronavirusi.
“Kemi disa lojtarë të infektuar me COVIDE -19, por dy pjestarët e familjes Maldini e kanë kaluar atë”.
“Milanello është hapur dhe ne kemi nisur stërvitjet, sigurisht duke mbajtur distancën dhe duke respektuar rregullat.Jemi duke bërë hapa përpara drejt rikthimit në fushë”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë që Serie A ka ftuar skuadrat italiane në një takim me 15 maj për të diskutuar të ardhmen e Serie A-së.
