Mbi 31 mijë të vdekur nga koronavirusi, britanikët injorojnë bilancin dramatik dhe mbushin parqet

0

 

Britania e Madhe vijon të përballet me një situatë të rëndë shkaktuar nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit edhe 626 pacientë e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 31,241.Ndërkohë janë regjistruar edhe 4,649 raste të reja duke e çuar në 211,364 numrin total të të infektuarve.

Britania është vendi më i prekur nga Covid-19 në Evropë dhe i dyti në botë. Por, mesa duket britanikët nuk duan t’ia dinë më për koronavirusin. Ata vijojnë të mblidhen në parqe duke shijuar rrezet e diellit, disa të tjerë bëjnë banja dielli duke mos respektuar aspak rregullat e distancimit social.

Qytetarë të shumtë në parqe, disa të tjerë kanë dalë shëtitje e disa shihen teksa bëjnë selfie mbi biçikleta.