Shtyhet projekti për pushim dhe rekreacion falas për fëmijët e rrezikuar social

0

Shkup, 8 maj 2020 (INFOMAGAZIN) – Qeveria në seancën e sotme miratoi vendimin që këtë vit të mos realizohet projekti për shfrytëzimin e shërbimit pushim dhe rekreacion falas për fëmijët e rrezikuar social dhe shfrytëzuesit e shtesës së veçantë.

“Në seancën e sotme qeveria e pranoi informacionin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale me propozim realizimin dhe zbatimin e Projektit për shfrytëzimin e shërbimit pushim dhe rekreacion falas të fëmijëve nga familjet me rrezik social dhe fëmijë shfrytëzues së shtesës së veçantë të shtyhet, gjegjësisht projekti të mos realizohet për verën 2020”, theksohet në kumtesën e qeverisë. ls/ shk/