Simonovski për MIA-n: Pandemia dyfish e zvogëloi numrin e zjarreve në Shkup

0

Shkup, 10 maj 2020 (INFOMAGAZIN) – Dyfish është zvogëluar numri i zjarreve nëpër shtëpi dhe në pyje, por edhe një intervenim për tërheqjen e një njeriu obez nga vaska, është shënuar në buletinin e Zjarrfikësve të Shkupit gjatë kohës së pandemisë dhe në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Komandanti i Zjarrfikësve, Vlladimir Simonovski në një intervistë për INFOMAGAZIN-na tha se pikërisht kujdesi i qytetarëve ndihmon në zvogëlimin e zjarreve dhe se kjo u dëshmua me praninë më të madhe në shtëpitë e tyre për dallim se zakonisht kur duke u ngutur i harrojnë aparatet elektrike kyçur ose në pyll sillemi sikur dikush pas nesh do ta shuaj zjarrin të cilin e kemi lënë.

“Gjatë këtij viti me rekomandimet e Qeverisë  për koronavirusin numri i zjarreve tek ne, në krahasim me vitin e kaluar këtë vit është dukshëm më i vogël në pjesën e zjarreve në pyje. Këtë vit gjatë pandemisë na u rrit pak numri i intervenimeve teknike, këtu kemi rritje të numrit të caktuar të intervenimeve teknike. Bëhet fjalë për zhbllokimin e ashensorëve, në aksidente rrugore dhe disa situata të padëshiruara të cilat ndodhin në atmosferë shtëpie, në banesa – fëmijë të ngujuar…”, potencoi Simonovski.

Ai tha se nga radhët e tyre nuk ka pasur të prekur nga koronavirusi dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat e rekomanduara nga Qeveria për përdorimin e maskave, dorezave të cilat i kanë siguruar përmes Qytetit të Shkupit dhe prej donatorëve të tjerë, duke potencuar se mjete mbrojtëse kanë mjaftueshëm edhe për valën eventuale të dytë.

Simonovski për MIA-n: Pandemia dyfish e zvogëloi numrin e zjarreve në Shkup

Simonovski potencoi se përveç për zjarre në numrin 193 qytetarët paraqiten për intervenime të ndryshme.

“Kishim denoncim se një njeri obez është rrëzuar në vaskë dhe e ka thyer këmbën, nuk ka mundur të lëvizë dhe ne kemi intervenuar, e nxorëm që të mund t’ia dorëzonim Ndihmës së shpejtë. Në një rast tjetër një mace i kishte sulmuar pronarët dhe ata ishin mbyllur në ballkon dhe ju kemi ndihmuar të gjithë familjes të zbresin. Pra ndodhin raste të ndryshme jo të përditshme”, tregoi Simonovski.

Tha se janë të përgatitur për sezonin veror kur më së shumti digjet barë i thatë dhe ka zjarre pyjore.

Simonovski për MIA-n: Pandemia dyfish e zvogëloi numrin e zjarreve në Shkup

“Posedojmë pajisje të cilën e kemi të ndarë nëpër segmente dhe sektorë, cilat automjete shkojnë në zjarre pyjore apo në hapësirë të hapur, cilat në të mbyllur, flasim për mjedis urban. Por kemi edhe automjete të cilat janë të vjetra nga 30 vjet dhe duhet t’i mbajmë në kondicion të mirë dhe duhet t’i servisojmë rregullisht”, shton ai.

Ai tha se funksionojnë me 205 zjarrfikës ndërsa sipas ligjit duhet të jenë 385, do të thotë në 1.500 banorë një zjarrfikës, mirëpo ata janë numra me regjistrimin e vitit 2002 dhe mbi atë bazë është nxjerrë ky numër.