Një muaj paraburgim për dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas

0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.V. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhuna në familje nga neni 248 par 1 të KPRK-së.

Të pandehurit M.V. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së, njofton Klan Kosova

“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri M.V. mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale dhe të ndikoj në të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, pasi që i njëjti në mënyrë të vazhdueshme kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës” thuhet në komunikatë.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

MEDIAL.mk