Perisic rikthehet nga lëndimi – i gatshëm për ndeshjen ndaj Union Berlin

0

Ivan Perisic është shëruar nga dëmtimi dhe do të jetë i disponueshëm kur Bayern Munich të rifillojë sezonin e tyre kundër Union Berlin të dielën.

Mediumi gjerman, ‘Kicker’ pretendon se anësori kroat është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i këmbës që pësoi dhe për këtë arsye do të jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick kur bavarezët udhëtojnë në kryeqytetin gjerman këtë fundjavë.

Bundesliga rifillon këtë fundjavë dhe liderët e ligës do të kenë të gatshëm Perisic ashtu edhe golashënues kryesor Robert Lewandowski, dy lojtarë që ishin të lënduar.

Perisic ka kontribuar me katër gola dhe pesë asistime në 15 ndeshjet e tij deri më tani në këtë edicion tek klubi bavarez.