Policia e Tetovës ka paralajmëruar 177 njerëz për mosmbajtje të maskave

0

Tetovë, 11 maj 2020 (INFOMAGAZIN) –Nga data 1 deri më 10 maj aq sa zgjat  masa e mbajtjes së obligueshme të maskës 11 persona  me letër janë paralajmëruar  për mosrespektim të urdhëresës për përdorim të pajisjes mbrojtëse në rajonin e Sektorit  për punë të brendshme Tetovë, kumtoi sot policia e Tetovës.

Njëherit, është evidentuar se  dy persona në Tetovë në 24 orët e fundit të cilët nuk e kanë respektuar  vendimin për lëvizje të kufizuar. Ata janë privuar nga liria  dhe kundër tyre do të përgatitet parashtresa  adekuate.

“Të dy personat do të përballen  me veprën “mosveprim  sipas dispozitave gjatë epidemisë sipas nenit 206 të Kodit penal”, informojnë nga zyra për marrëdhënie me opinionin.

Sipas të dhënave statistikore në SPB Tetovë, nëpunësit policor, gjithashtu, kanë evidentuar se në këtë periudhë , 141  njerëz janë në vetizolim me vendim të Inspektoratit Shtetëror Sanitar, ndërsa  vendime për vetizolim kanë nënshkruar 28 njerëz.

Në këtë periudhë janë kontrolluar 124 persona të cilët kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. as/sa/