Ruskovska: Dëshmitarët e sotëm treguan se protestat “Për Maqedoni të përbashkët” ishin direkt të organizuara nga VMRO-DPMNE-ja

0

Shkup, 11 maj 2020 ((INFOMAGAZIN)) – Kryeministri Oliver Spasovski dhe Antonio Koçkov më 13 maj do të thirren që të dëshmojnë në seancën gjyqësore në të cilën janë të akuzuar ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, ish ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe ai Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski, se janë organizatorë të ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.

Sot në Gjykatën Penale dëshmuan Mihail Mlladenovski dhe referenti për sistem dhe votim në Kuvend, Sashko Kocevski.

Prokurorja Villma Ruskovska pas seancës gjyqësore deklaroi se dësh(INFOMAGAZIN) e Mlladenovskit e tregon përfshirjen e një partie politike, por edhe e strukturave të policisë, gjegjësisht strukturat e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim të atëhershme. Përderisa nga dësh(INFOMAGAZIN) e Kocevskit, tha ajo, mund të nxirren dy aspekte.

“Së pari, se protestat nën moton ‘Për Maqedoni të përbashkët’ ishin direkt të organizuara nga partia politike VMRO-DPMNE, e gjithashtu jo aq, për atë se a është dashur t’ia japë fjalën deputetit Zekirja Ibraimi ose dikujt tjetër, sa më interesonte, gjegjësisht doja të dëgjonte edhe publiku dhe gjykata, se në atë moment ka mundur Trajko Veljanovski ta ndalë monitorin e foltores kur deputeti i atëhershëm Zekirja Ibraimi kishte filluar që ta këndojë himnin shqiptar”, sqaroi Ruskovska.

Avokati i tre të akuzuarve Elenko Millanov thotë se nuk është serioze që dëshmitari Kocevski i cili ishte pedagog i diplomuar të lexonte rregulloren.

“Dëshmitari i dytë sipas gjeneralëve të tij është pedagog i diplomuar i cili në profesionin e tij punon me fëmijë të moshës parashkollore dhe fillore dhe ai mbeti për të interpretuar rregulloren, që vlerësoj se sigurisht është joserioze. Ky dëshmitar nuk konfirmoi se ka mundur ta ndalë, sepse vetë kryetari mund ta kishte ndalë në vitin 2017, ndërsa deri në vitin 2017 gjegjësisht para këtyre ngjarjeve kjo mund të bëhej vetëm përmes qendrës kompjuterike. Vlerësoj se absolutisht kohëzgjatja e këndimit të Ibraimit, të dhënat se çka është dhe si nuk kanë lejuar reagim të tillë dhe me këtë vlerësoj se asgjë nuk konfirmohet”, theksoi Millanov.

Të akuzuarit akuzohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. fc/