Vdes aktori dhe komediani Jerry Stiller

0

13:16, 11 Maj 2020

Aktori dhe komediani Jerry Stiller ka vdekur nga  shkaqet natyrale, tha djali i tij, aktori Ben Stiller në një postim në Twitter. Ai ishte 92 vjeçar.

“Ai ishte një baba dhe gjysh i shkëlqyeshëm, dhe burri më i përkushtuar për Anne për rreth 62 vjet. Ai do të na mungojë shumë. Të dua, baba”, shkruan ai.

Jerry Stiller ishte i njohur për rolin e tij si Frank Costanza në shfaqjen “Seinfeld” dhe rreth një dekadë më vonë, si Arthur Spooner në, “Mbreti i Mbretëreshave” (“The King of Queens), raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Stiller kishte humbur gruan e tij, Anne Meara, në vitin 2015.

Të dy u takuan në një thirrje të kastit në Nju Jork në 1953 dhe disa vjet më vonë u bënë ekipi i komedisë “Stiller & Meara” – duke bërë emrin në vitet 1960 me shfaqje të shpeshta duke përfshirë edhe “The Ed Sullivan Show”, transmeton Klan Kosova.