Blejnë klubin europian

0

Grupi i futbollit të Sitit zgjerohet me një tjetër klub, këtë herë në Belgjikë.

Bëhet fjalë për Lomel SK, ekip i Kategorisë së Dytë, që është bërë zyrtarisht skuadra e nëntë në portofolin e pronarit të “Qytetarëve”, të cilët i kanë shlyer edhe borxhin prej 1.75 milionë paundësh.

Përveç Mançester Sitit në Angli, Nju Jork Sitit në SHBA, Melburn Sitit në Australi, Jokohama F. Marinos në Japoni, Montevideo Siti Torkuesë në Uruguai, Gironas në Spanjë, Siçuan Jiuniu në Kinë dhe Mumbai Sitit në Indi, sheiku Mansur po bëhet gati për të blerë edhe skuadrën e 10-të.

Grupi i Sitit është në bisedime me klubin e Ligës së Dytë në Francë, Nansinë, por bisedimet janë ngrirë për shkak të Koronavirusit.