De Boer flet për De Ligt…

0

Në një intervistë të dhënë për Barcablog, Ronald de Boer ka folur për dy ish-yjet e Ajax-it, holandezët Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt, të cilët luajnë respektivisht me Barcelona-n dhe Juventus-in. Dy rrugë të ndryshme për dy futbollistët që kanë përjetuar momente të ndryshme në këtë sezon.

DE JONG – “Është i jashtëzakonshëm fakti që po luan kaq shumë në një moshë kaq të re në vitin e tij të parë”, ka thënë De Boer për De Jong.

“Njerëzit thonë se nuk ka arritur akoma nivelin e prekur tek Ajax dhe kombëtarja holandeze, por jo të gjithë mund të luajnë me këtë vazhdimësi dhe kaq shumë te një skuadër e fortë si Barcelona. Mendoj se ka bërë mirë”.

“Shpresoj që të kthehet te pozicioni i tij i zakonshëm, sepse ai është një organizator loje. Kujdeset për pasimin. Nuk mund t’i kërkohet të shënojë 20 gola në sezon. Është një lojtar si Busquets. Kur të vijë momenti, do të jetë një zevëndësues shumë i mirë i tij”.

DE LIGT – Nuk kanë qenë aq të ëmbla fjalët e thëna për De Ligt dhe eksperiencën e tij në Serinë A me Juventus-in. “Besoj se De Ligt ka patur më shumë probleme me klubin bardhezi”.

“Prisja që përshtatej me më shumë lehtësi dhe të siguronte menjëherë një vend si titullar, por ka ndodhur e kundërta”, ka thënë De Boer. Mbrojtësi ka patur shumë hapësira te bardhezinjtë, por kjo ka ndodhur më shumë për shkak të dëmtimit të Chiellini-t sesa për meritë të De Ligt.