Guardiola e njeh mirë

0

Bayern Munchen vazhdon negociatat me Manchester Cityn për blerjen e Leroy Sane. Lojtari i kombëtares gjermane, aktivizohet në krahun e majtë të sulmit dhe ardhja e tij në Bavari, mund të sjellë shitjen e Kingsley Coman.

Francezi luan në të njëjtin rol dhe vështirë të pranojë qëndrimin në pankinë. Ofertat nuk i mungojnë dhe kampionët e Gjermanisë po mendojnë shitjen e tij. Sky Germanyraporton se tre klube e pëlqejnë shumë 23-vjeçarin.

Real Madrid dhe Barcelona janë gati t’i paraqesin ofertat e tyre drejtuesve të Bayernit, por Coman pëlqehet shumë edhe nga “Cityzens”.

Pep Guardiola e njeh mirë, kanë punuar së bashku në Bavari dhe nuk përjashtohet përfshirja e tij në operacionin që do rikthejë Sane në Bundesligë.