Ronaldo është gati

0

Cristiano Ronaldo është kthyer në Itali të hënën e shkuar dhe ka nisur menjëherë karantinën prej 14 ditësh, përpara se të kthehet të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit duke pritur datat për rinisjen e sezonit, sigurisht nëse do të ndodhë.

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, këto ditë portugezi ka rritur “xhirot e motorit” për t’u prezantuar në kushte perfekte fizike kur të rinisë stërvitja kolektive.

Ronaldo është gati për këtë fund sezoni dhe sidomos dëshiron të jetë super gati për Champions dhe ndeshjen e kthimit ndaj Lyon.

Sakaq, duket ditur se pritet të luhet çdo 3 ditë, trajneri personal te Portugalia dhe dikur Sportingu, Joao Aroso, u shpreh se “Ronaldo është robot! E di kur duhet ta ndezë dhe fikë trupin e tij. E dëgjon atë. Nuk do ta ketë fare problem të rinisë”.