Rrustemi: Presidenti tenton ta mashtrojë Gjykatën Kushtetuese

0

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Adnan Rrustemi, ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po përpiqet ta mashtrojë Gjykatën Kushtetuese.

“Presidenti tenton ta mashtrojë Gjykatën Kushtetuese. Në komentet që ka dërguar Presidenti në Gjykatën Kushtetuese, i vetëdijshëm për shkeljen e rëndë të Kushtetutës, përpiqet ta mashtrojë Gjykatën me të pavërteta. Në faqen 28 të komenteve, Presidenti ka thënë të pavërteta për mocionin e vitit 2017, kur shkruan se “në rrjedhë të mocionit të mosbesimit, Kuvendi mori vendim për shpërndarjen e tij”. Vazhdon mashtrimin, duke thënë se gjeni të bashkëngjitur vendimin e Kuvendit për shpërndarjen e legjislaturës dhe njoftimin e Kryetarit të Kuvendit për shpërndarjen e Kuvendit “.

Njoftimi i plotë:

MEDIAL.mk