Të gatshëm të ofrojnë 50 milion euro për Balen

0

Dashuria mes Gareth Bale dhe Realit të Madridit ka përfunduar prej kohësh dhe në merkaton e kësaj vere me shumë mundësi rrugët e tyre do të ndahen.

Për sulmuesin uellsian hapen rrugë të reja dhe duke iu referuar mediave angleze mundësitë më të mëdha janë që Bale të rikthehet në Premier League.

Së fundmi në skenë për të blerë kartonin e tij ka dalë Newcastle United, që shumë shpejt do të kalojë në pronësinë e princit të Arabisë Saudite, Bin Salman, dhe do të kthehet në një skuadër me potencial të madh ekonomik në Angli.

Newcastle është gati të paguajë 50 milionë euro për kartonin e Bale, që ka kontratë me Realin e Madridit deri në verën e vitit 2022.