Tovërlani i kundërpërgjigjet Ismet Munishit

0

Futbolli i Kosovës po vazhdon të jetë i pezulluar si shkak i pandemisë së koronavirusit tashmë e dy muaj.

Federata e Futbollit të Kosovës është ende në pritje të përgjigjjes për lejen nga autoritetet për të nisur futbollin, teksa ende nuk ka ndonjë datë zyrtare.

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, i cili e drejton Feronikelin, në një intervistë në Radio Prishtina, ka thënë se kjo pandemi nuk është aspak e lehtë për sportistët.

Më tej, ai thënë se me masat e marra, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka thënë se është duke treguar kujdes për shëndetin e njerëzve.

“Nuk po frikësohem, kjo varet edhe prej shëndetit të njeriut që e ka, IKSHPK po ka shumë frikë për popullin, ata janë duke treguar kujdes, por nuk ia kam drojën”, u shpreh ‘Toki’ në Radio Prishtina.

“IKShPK dhe ministria na kanë lejuar që në fazën e tretë të luajmë futboll dhe tashmë varet gjithçka nga Federata nëse janë siguruar testet e Remzi Ejupit dhe tuneli dezinfektues, andaj pse të mos e provojmë kampionatin”, tregon më tej ai.

Tovërlani i kundërpërgjigjet Ismet Munishit.

“Secili nga kolegët e mi e ka të drejtën ta thotë mendimin e vet, ka shumë xhiro pa përfunduar, ndoshta të jesh në pozitën e parë dhe mu shpall kampion si Ismeti, është e drejta e tij të thotë që mos të zhvillohet më asnjë ndeshje. Por, ajo qka është kryesorja është që t’i mbajmë stërvitjet për aq sa kemi mundësi”, theksoi Tovërlani.