Zaev: Infermieret janë në vendin kur fjala dhe gjesti marrin mbështetje të veçantë shëruese për pacientët dhe familjet e tyre

0

Shkup, 12 maj 2020 (INFOMAGAZIN) – Sot në Ditën Ndërkombëtare të Infermiereve,  ua shprehim mirënjohjen dhe mbështetjen tonë grupit më të madh të punonjësve shëndetësorë, të cilët gjithmonë në radhët e para kujdesen për nevojat shëndetësore të individëve dhe komuniteteve, ka shkruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi në Fejsbuk.

Infermieret, të cilat më shumë kohë kalojnë me pacientët dhe me familjet e tyre, siç shkruan Zaevi, përveç ndihmës profesionale, janë në vendin kur fjala dhe gjesti marrin mbështetje të veçantë shëruese për pacientët dhe familjet e tyre.

“Sivjet, në betejën me Kovid-19, ato e meritojnë të gjithë vëmendjen tonë, kujdesin e institucioneve dhe të sistemit shëndetësor”, shkruan Zaevi në GB, duke uruar Ditën Ndërkombëtare të Infermiereve. ar/