Kryeziu i përgjigjet Hazirit: Asnjë nga LVV nuk është në listën e zezë për pajisjen e vizave

0

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një deklaratë për Reporterin, tha se kabineti i LVV-së është në listë të zezë sa i përket pajisjes me viza për në Shtetet të Bashkuara të Amerikës.
“Përderisa t’i ngrin fondet, t’i vendos ministrat në listë të zezë, nuk mund të marrin viza për Amerikë, i gjithë kabineti ka qenë dhe është nën kufizime. Edhe kabineti i kaluar ka pasur të njëjtën gjë”, kishte thënë Haziri.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar zëdhënesi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili, përmes një statusi në Facebook, ka thënë së kabineti në të cilin janë pjesë dhe ministra të LDK-së, nuk ka kufizime të llojit të tillë dhe se kryeministri ka tashmë vizë valide për SHBA.
“Kabineti i Qeverisë Kurti, pjesë e së cilit, i kujtojmë z. Hazirit se janë edhe ministrat nga LDK-ja, nuk ka kufizime të tilla. Ministrat e kabinetit dhe Kryeministri Kurti nuk janë pjesë e asnjë liste të zezë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, për më tepër Kryeministri Kurti veçse ka vizë amerikane valide”, theksoi Kryeziu, njofton Zëri.info
Ai tha se është për t’u habitur mungesa e informacioneve me të cilat zyrtarë të lartë politikë dhe institucionalë veprojnë, aq sa edhe nga papërgjegjësia e tyre për të shpërndarë në opinion publik deklarata dezinformuese.