Suspendohet zyrtari policor që fyeu qytetarët e Drenicës

0

Është suspenduar nga puna zyrtari policor Besnik Demiri pas fyerjeve që i ka bërë në “Facebook”, duke i quajtur “kafshë” qytetarët e rajonit të Drenicës.
Lajmin për suspendimin e tij nga puna e ka konfirmuar për “Zërin”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Ju konfirmoj se lidhur me rastin e potencuar nga ana juaj një zyrtar policor nga rajoni i Prishtinës është suspenduar nga detyra”, tha Hoxha për “Zërin”.

Besnik Demiri, në një postim në një grup të mbyllur në Facebook, kishte ofenduar banorët e Drenicës, duke thënë se Kosova mund të bëhet me kopsht zoologjik për një kohë të shkurtër, nëse e rrethon Drenicën në tela.
Ndaj këtij postimi ka reaguar sot deputetja e PDK-së Blerta Deliu e cila ftoi organet për të vepruar ndaj këtij rasti I cili tashmë është suspenduar nga pozita e tij.