Dogani:Nuk ka kontratë më të vlefshme se sa miqësia me njerëz të mirë siç është Arbeni!

0

 

Shkruan : Ish-Deputeti Besim Dogani

Arbenin e kam shok që nga fëmijëria e hershme, me të na lidhin edhe marrëdhënie të afërta familjare-miqësore. Me të kemi kaluar faza të ndryshme të jetës shoqërore e politike, kemi menduar njësoj por kemi ditë të kemi dhe mendime të ndara por kjo asnjëherë nuk ka ndikuar në marrëdhëniet tona. Është ndër personat më të qetë dhe më human që kam njohur. Është përplot humor pozitiv dhe në shpirtin e tij nuk fle hileja dhe zilia. Është e natyrshme që në periudha të këtilla të tensionuara edhe ai të bie pre e provokimeve qoftë të përgatitura qoftë edhe të pa planifikuara. Por mendoj se janë të tepruara sulmet ndaj tij duke pasur një gërmadhë politikanësh të cilët e kanë futur popullin në buzë të greminës për dhjetëvjeçarë të tërë me të cilët mund dhe duhet të merren gazetarët tanë të nderuar.

Dhe nëse dikush mendon se i them këto fjalë pa qenë i bindur në to dhe vetëm sepse kam një kontratë të përkohshme pune në komunën e Gostivarit, publikisht ua kumtoj se që nesër jam i gatshëm ta anuloj këtë kontratë. Nuk ka kontratë më të vlefshme se sa miqësia me njerëz të mirë siç është Arbeni!

Të fala miqve dhe armiqve!