Mehmedi: “ASH e gatshme për fushatë që nuk do të rrezikonte shëndetin e qytetarëve”

0

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se do ti respektojnë të gjitha rekomandimet e institucioneve përkatës që zgjedhjet të mos kenë pasoja negative ndaj shëndetit të qytetarëve. Nënkryetari i kësaj partie, Remzi Mehmedi për gazetën “KOHA” thotë se deri sa ende nuk dihet një datë e saktë e cila do të determinonte shumëçka rreth çështjes se deri ku do të jetë situata me pandeminë nuk mund ta dimë saktë se në ç’mënyrë do të zhvillohej fushata. “Ajo që duket se do të jetë ndoshta ndër masat e fundit që do duhet të respektojnë njerëzit është distanca fizike dhe kjo do të ndikojë që të përgatiten protokolle të caktuara nga organet kompetente të cilat ne si ASH sigurisht se do ti respektojmë gjithmonë në përpjekje për të qenë të kujdesshëm për shëndetin. Kjo sigurisht që do të diktojë që fushata të orientohet edhe më tepër në rrjetet sociale gjë që besoj se ne si ASH nuk na paraqet ndonjë pengesë sepse kemi grupet tona të punës të cilët do të dinë të ballafaqohen në mënyrë profesionale me këtë sfidë”, deklaroi Remzi Mehmedi.