”Ne nuk shkojmë në istikamet e Zaevit”, reagon ish-ushtari i UÇK-së nga Gjermania

0

 Kuka Selmani ish-ushtar i UÇK ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit:

 NE NUK SHKOJMË NË ISTIKAMET E ZAEVIT PËR TË NGRËNË SUPË NGA KOCKAT E DËSHMORËVE

Miq, bashkëluftëtarë, shokë ideali, e mbani mend atë ditë kur u ngjitëm në kalanë e Tetovës, e mbani mend se në atë ditë me diell, ne bashkë nuk ishim cinikë. U nisëm me besimin se do të mund të jetonim bashkë me lirinë për të cilën ishim në gjendje të shkëmbenim edhe jetën tonë. Atëherë ne nuk kishim kohë të mendojmë se jeta jonë do të kishte më pak vlerë se sa mendonim, ndërkohë që plumbi n’a shponte mendimet. U nisën në një nga ditët e zakonshme për të tjerët, me qëllimin e pastër se Vendi Im do të jetë më i mirë për Ne.
Por sot, disa “shokë”, për ca interesa, në emrin tonë po tentojnë që në atë kala, si për koinçidencë, të ngjiten e të drekjonë dhe lëpijnë “kockat e dëshmorëve” të rënë në atë vend.
Por, për çka?! Vetëm e vetëm që dikush nga “vëllezërit” tonë të bëhen, ku ta di unë, shef administrate, apo të uzurpojë një dylim tokë te “MONOPOLI I TETOVËS”, e “familja jonë” të kalojë edhe vite të tjera duke e shitur nga fillimi. Apo të fshihen pas partisë që i jep “BESË” shkaut, a me sa di unë, që kur jemi në këto troje, shqiptari kurrë besë shkaut nuk i ka dhënë.
E pikërisht për këtë do t’ju kisha lutur nga zemra dhe shpirti i luftëtarit, që mos të bini pre e dikujt që dëshiron që t’i nge “istikamet” në kalanë tonë.
E tani le ta dinë këta “vëllezër”, që dikur ishin krahë për krahu me ne, se ne nuk jemi legenë dhe nuk do të lejomë që sërisht ta shohim se si degradon dinjiteti ynë, se si degradon Vendi ku u lindëm, nuk do të lejojmë që pushtuesi përsëri të na pushtojë, e pastaj të shesë “frigoriferë”, apo të na tregojë barsoleta se si ti luftove për ta. Pra, Ne nuk jemi si Ju. Ne, atëherë u nisëm dhe të paktën mendjen e kemi të qetë, e prap nëse na kërkon koha do ta kapim përsëri pushkën, por jo për të ngrënë “supë” nga kockat e vëllezërve që ranë në atë vend.
Në fund do ta përmbyll këtë mllef me fjalët e dëshmorit të kombit, LEFTER BICAJ, alisa Komanandat TELI:
“DIJE EDHE MBAJE NË MEND SE VARRI IM ËSHTË NË SLLUPÇAN, NË TANUSHË, NË KALANË E TETOVËS. KËTU PREHEN ESHTRAT E MIA. TË LUTEM MOS NGURRO DHE THUAJU TË GJITHËVE QË MOS TË NGURROJNË QË TË MË NGRISIN PËRMENDORE, SEPSE NUK DHASHË JETËN PËR PËRMENDORE E PËR STROFA KËNGËSH, POR VETËM E VETËM QË TË FITOJ KËNAQËSINË E ZOTIT QË E FALENDEROJ SHUMË QË MË GATOI AQ MIRË”