Çka po ndodhë me BDI-në nipi kandidat për Deputet kurse Axha Kandidat për Kryeministër!

0

Kandidati për kryeministër nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim, Naser Zyberi u reklamua si apartiak dhe si njeri jashtë BDI-së me qëllim që kjo parti të përfitonte nga propaganda e tyre për kryeministrin e parë shqiptar. Por ja që kandidati apartiak i BDI-së qëlloi të jetë një pjesë e rëndësishme e kësaj partie, ai dhe familja e tij kanë fituar me vite me radhë benefite nga qeverisja e integristëve.

E faktin e animit të Naser Zyberit, e shfaq fakti real se drejtori i sapo shkarkuar Arben Ziberi është nipi i Naser Zyberit, i cili me kohë gëzon beneficionet e pushtetit. Kjo edhe një herë e tregon lojën politike, të propagandës së BDI-së. Kujtojmë që ditë më parë ishte vetë Naser Zyberi që kritikonte idenë për kryeministër shqiptar, ndërsa pastaj ishte vetë ai kandidati. Ai edhe më herët ka anuar nga ana e Ahmetit, me deklarata të ndryshme. Andaj lind konstatimi se Naser Zyberi është strukturë partiake e Ahmetit dhe BDI-së, dhe nuk mund të përfaqësoj shqiptarët përveç si anëtar i integristëve.