Koalicioni Aleanca&Alternativa fillon fuqishëm nga Lagja e Trimave

0

Koalicioni Aleanca&Alternativa fillon fuqishëm nga Lagja e Trimave

Mbrëmë në Kumanovë koalicioni Aleanca&Alternativa kanë hapur shtabin zgjedhorë për zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut 2020.

Hapja e shtabit në Lagjen e Trimave kishte edhe simbolikën e sajë, për të dërguar porosinë se Aleanca&Alternativa do të angazhohen për zgjidhjen e të gjitha rasteve të montuara politike e që në Kumanovë janë të shumtë, duke filkuar nga Rexhail Qerimi,Komandant Shqiponja,rasti i Almirit dhe më i freskët ,,Lagja e Trimave”
Kandidati i Aleancës në zonën 2 nga Kumanova prof.Elmi Aziri ka thënë se Kumanova gjithmonë është rreshtuar në anën kombtare dhe kësaj radhe do ta dëshmojë këtë duke mbështetur të vetmin koalicion Shqiptarë i cili ju them me bindje se do të sjellë ndryshimin e shumpritur pas 18 viteve qeverisje.