Prof.Halil Snopçe: Roli i gruas në vendimarrje për koalicionin ASH-AA ka rëndësi të veçantë

0

Snopçe para të pranishmeve në takim foli mbi rolin dhe rëndësinë e domosdoshme të vajza dhe grave në vendimarrje dhe se Kolaicioni ASH-Alternativa do të mbështes konsolidimin e praktikave të punësimit, të cilat mbrojnë gratë nga diskriminimi dhe u garantojnë atyre të drejtën për t’u avancuar në karrierën e tyre profesionale.

Fjalimi i plotë i Halil Snopçes:

“Të nderuara zonja, të dashura motra!

Fillimisht faleminderit që na keni ftuar. E dini, sizakonisht kur bëhet fushata ne bëjmë tubime dhe i ftojmë njerëzit të na ndjekin, të na ndëgjojnë. Kësaj radhe Forumi i Guras të Aleancës me Alternativa kanë bashkëpunuar dhe na kanë ftuar, dhe ja para se të nisimin me ato takimet tona nëpër lagje, fshatra, në rrethin tonë, ne i drejtohemi Forumit të Gruas. Kjo është një risi. Ju përshëndes për këtë iniciativë dh urojë kështu iniciativa me vendosmërin tuja të keni edhe kur të hymë në qeveri. Insistoni, pasi gjithsesi që ne do të hymë në qeveri.

Gostivari përndryshme është i njohur me gjërat të cilat ndodhin për herë të parë! Ne kishim një parullë: “Gostivari i Pari”, të cilën e relalizuam bashkërisht me Aleancën me Alternativa në rrethin e dytë në zgjedhjet lokale. Ne e bëmë përmbysjen historike, tani duhet të bëhet përmbysja e dytë që është më me rëndësi, dhe kësaj rradhe jo vetëm në Gostivar por edhe qytet tjera duhet të na bashkangjiten në këtë përmbysje dhe të bëjmë kthesën historike.

Kur më pyesin miqtë për fitoren, unë them se fitorja nuk diskutohet, por me sinqeritetin më të madh them se nëse Formui i Gruas dhe Forumi Rinor angazhohen me vendosmëri, entuziazëm, sinqeritetin, seriozitetin me të cilin u angazhuan para tre viteve, do kemi fitore shumë bindëse që askush nuk mund ta parasheh.

Unë besoj shumë te Ju motra e zonja dhe jam i bidur se secila nga Ju më shumë vota se secili prej nesh që mund të merrni.

Tani shrpesa fillon dhe rritet për ndryshimin, gjithnjë jemi në rritje, gjithnjë zmadhohemi, pra të gjithë janë të bindur se ne fitojmë dhe duhet të vazhdojmë ta shfrytëzojmë semantikën tonë duke folur me njerëzit, t’i bindim. Ju e keni atë aftësi bindëse më të mirë se ne. Prandaj për në fund, Ju lus të angazhohemi të gjithë me plotë seriozitet, të themi boll ishte presioni dhe se ka ardhur koha për ndryshime!”, përfundoi fjalimin e tij Halil Snopçe.

Ndryshe ky takim u inicua dhe u organizua nga dy formumet e grave te kolaicionit Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA ku në panelin e diskutimit të pranishëm ishin kandidatet e kësaj zone Elhame Memedi, Gazmend Abdija.