Çka e motivon aq shumë Fatmir Deharin ti sigurojë mandat Ismail -Pucko Petroll!?

0

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari sot së bashku me barëtsin e listës numër 5 të BDI-së, Talat Xhaferin dhe kadidatin për deputet Ismail Jaoskin qëndruan në Llabunisht të Strugës. Dehari nga Llabunishta tha se BDI-ja është e fortë por do të bëhet më e fortë së bashku me Llabonishtën.

“Ju e dini se ne kemi qenë të fortë, por do të bëhemi më të fortë me ju” u shpreh Dehari.

Të përkujtojmë e në 2002 BDI ishte parti që identifikohej me UÇK kurse sot ajo identifikohet me Ismail Jajoskin-Pucko Petroll dhe është e habitshme se çka e motivon ose çka e detyron që aq shumë të angazhohet për ti dhënë mandatin dhe imunitetin përfituesit më të madhë të tenderëve nga Qeveria.

Sot Kërçova e Mefailave, Sali Ramadanit, Beqir Limanit e Sulejman Elezit dhe shumë veprimtarëve të shquar që kan lënë gjurmë perfaqësohet nga Ismaill Jahoski.

Se deri ku mundë të shkojnë gjërat mund të shihet nga fakti se në këtë fushatë BDI mundohet ta ,,fshehë” Jajoskin që mos e kuptojnë Kërçovarët se Ai është përfaqsuesi i Kërçovës dhe fushatën e tijë e bëjnë Fatmir Dehari e Talat Xhaferi..