Ziadin Sela: Ali Ahmeti nuk e ka bërë ushtarin e UÇK-së e dëshiron të bëjë Kryeministër

0

Ziadin Sela: Ali Ahmeti nuk e ka bërë ushtarin e UÇK-së e dëshiron të bëjë Kryeministër

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela nga Tirana ka folur për zgjedhjet e 15 korrikut 2020,në intervistë për Real Story me Sokol Ballën, Sela ka folur për problemet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut,për fushatën,për programin politikë të koalicionit ,,Tash është Koha”
Në pyetjen e gazetarit Sokol Ballën se cili është mendimi i tijë për idenë e Ahmetit për Kryeministër Shqiptarë?
Sela ka thënë: Ideja si ide nuk ka asgjë të keqe,shqiptarët për 18 vite kanë votuar Ahmetin i cili me legjitimitetin që ka marrë nga shqiptatët Ai në fakt ka qenë Kryeministri shqiptarë sepse premtimi dhe besimi i është dhënë atijë për të përfaqsuar interesin shqiptarë në Qeveri. Për ta sqaruar esencën e kësaj ideje,un ju them se Ahmeti edhe 18 vite pas luftës së 2001 nuk ka arritur të bëjë ushtarin e UÇK-së me identitet,sepse ne krenohemi që kemi futë marrveshjen e Ohrit në Preambulën e Kushtetutës por ata që e sollën këtë marrveshje askund nuk figurojnë,kush ishin ata që luftuan,cili është statusi i tyre,sepse është apsurde që fëmijët e ,,branitellave” kanë të drejtë të studjojnë në USHT pa pagesë kurse fëmijët e ish-ushtarëve të UÇK-së duhet të paguajnë,prandaj po them se ne duam sistem sepse kështu e sigurojmë shqiptarin,ne nuk jetojmë vetëm 4 vite, sepse aq ka mandat ai kryeministri edhe sikur të bëhej.
Koalicioni ,,tash është koha” la një program shumë të qartë që e kemi quajtë ,,shtet për të gjithë” sepse ne na ka munguar trajtimi i barabartë nga shteti.