Nëndega e LSDM-së në Çojli i bashkangjitet Koalicionit,,Tash Është Koha”

0

Nëndega e LSDM-së në Çojli të Shkupit, prej sot i bashkangjitet koalicionit opozitar shqiptar, Aleanca për Shqiptarët-Alternativa. Kryetari dhe anëtarët e tjerë të kësaj nëndege thanë se në LSDM ishin bashkangjitur me shpresë së do të luftonin rregjimin e kaluar, por tani janë të dëshpëruar dhe zhgënjyer nga mosmbajtja e premtimeve nga ana e udhëheqësisë së LSDM-së.

Ahmet Brahimoviq, ish kryetar i nëndegës së LSDM-së: “Une kur jam mundur të heq një farë rregjimi, kam qenë I pari në krejt gjërat, për me hequr rregjimet dhe tortura e jo me sjellë këto rregjime e tortura që bëhen tash. Por mënyra më e mira është votoje tënden. Vendimi im prej LSDM-së me ardhë në Aleancë ka qenë mosplotësimi i kushteve dhe pakënaqësia nga LSDM. Aty asnjë kusht për vendbanimin tem nuk është plotësuar, shumë gjëra që kemi kërkuar sjanë përbushur. Të vetmen zgjidhje e kam parë unë ka qenë ardhja ime në Aleancë për me shkuar përpara, me votuar tëndin dhe nuk ka asgjë më mirë sesa të votosh njeriun tend” .

Në në këtë takim prezent ishte bartësi i listës së kandidatëve për deputetët në njësinë e tretë zgjedhore, Bekim Tateshi si dhe drejtues të strukturave lokale të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës në Komunën e Petrovecit. Ata u njoftuan me problemet dhe nevojat e banorëve të kësaj ane të cilët janë ankuar për kushtet ekonomike, shëndetësore, në arsim dhe shumë sfera të tjera.

Bekim Tateshi: “Sot ndodhemi në vendbamiin Çojli që I përket Komunës së Petrovecit dhe sot jam krenar që këtu e kemi përfaqësuesin e LSDM-së dhe sot me gjithë nëndegën e tij do të kalojë në kuadër të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa. Ne e përshëndesin çdo lëvizje të këtillë dhe poashtu I ftojmë edhe të tjerët të cilët duan të votojnë gjakun e tyre, të votojnë për problemet e tyre dhe tu japin besim njerëzve që e kuptojnë problematikën e tyre të përgjithshme. Unë këtu e kam edhe kryetarin e degës së Aleancës për Shqiptarët zotëri Elmi Kerimin dhe ne patëm një takim të shkurtër dhe u dakorduam që në zgjedhjet parlamentare më 15 korrik, ne do të shkojmë së bashku deri në një fitore të madhe”.

Elmi Kerimi: “Unë si kryetar i degës I uroj mirëseardhme zotëri Ahmetit dhe nuk duhet tja zëmë për të madhe pse deri tash ishte në LSDM, pasi partitë e tjera shqiptare nuk na kanë ofruar dhe gjithnjë na kanë lënë sikur të jemi diasporë në vendin tonë. Për atë shkak ne nuk mund tia zëmë për të madhe por vetëm mund ta përshëndesim këtë gjest dhe ti urojmë mirëseardhje në Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativë”.

Tateshi dhe përfaqësuesit e tjerë të dy partive nga koalicioni opozitar shqiptar thanë se në këto zgjedhje synojnë që të sigurojnë përfaqësimin e shqiptarëve të njësisë së tretë zgjedhore ku janë në numër më të vogël, por me shumë problem elementare për jetesës