Shkup: 16 ditë nuk di gjë për nënën e tij (VIDEO)

0

Rasti i mbrëmshëm i një gruaje nga Kondova e Shkupit e cila është në dializë për një kohë të gjatë ende nuk po jepen detaje për gjendjen e saj, ja çka shkruan Furkan Saliu për rastin e saj ku familja nga mbrëmë është e shqetësuar dhe ka ngritur zërin se çka po ndodh..?!

Statusi i Furkan Saliut në rrjetin social facebook:

Po, Arben Ziberi e meritoj shkarkimin, por edhe më shumë e meriton shkarkimin drejtori i spitalit të qytetit “#8Shtatori”.

Transparencë zero!

Për shkak të këtij institucioni shëndetësor u shpërndanë dezinformata për trajtimin e pacienteve me koronavirus, e edhe sot ka njerëz që frikësohen dhe nuk shkojnë në kohë në spital.
Rasti i mbrëmshëm është shembull tipik se si trajtohen pacientët në këtë institucion shëndetësor… 16 ditë e shtrirë, asnjë informatë për familjarët. E KJO FOTO DËSHMON SE PËRSE KA MUNGESË TË TRANSPARENCËS… Sepse pacientët nuk e marrin trajtimin adekuat dhe nuk trajtohen nga persona adekuat

Zonjës iu janë dëmtuar venat, e pasi ka ndodhur nuk kanë mundur t’ia bëjnë edhe dializën ,E i është mavijosur edhe pjesa tjetër e trupit duke u rrezuar sepse është e dobët dhe nuk ka kush ti ndihmojë për të shkuar deri në tualet

Nëse Filipçe i trajton të gjithë njësoj edhe Kostov duhet të shkoj që sot në shtëpi… Por dyshoj se kjo do të ndodhë sepse Kostov është mik i ngushtë me kreun e LSDM-së kjo.