Remzi Mehmedi nga Dibra: “Kryefjala e qeverisjes sonë do të jetë DREJTËSIA”

0

Sonte në tubimin qendror të koalocionit ASH-AAA, kandidati për deputet dhe njëherit nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët fillimisht falenderoi dy liderët e partive Ziadin Sela dhe Afrim Gashi që bënë bashk shqiptarët.

Mehmedi më tej shtoi se dibranëve gjithmon ua kan vjedh fitoren ata që nuk din asgjë tjetër përvec se të vjedhin.

Ai potencoi se kryefjala e qeverisjes së koalicionit ASH-AAA do jetë drejtësia, e cila është shtylla kyçe për ikjen masovike të shqiptarëve, posaçërisht shqiptarët e Dibrës, Strugës, Kërçovës e gjithë shqiptarët e kësaj ane, duke potencuar se kur maqedonasit migrojnë në perëndim, atje takojnë shqiptarët e gjeneratës së katërt.

Para dibranëve Remzi Mehmedi premtoi se do jetë një zë i arsyeshëm në kuvendin e RMV.